Shtetasi i Zvicrës tejkaloi shpejtësinë - gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje

Kronikë e zezë

Shtetasi i Zvicrës tejkaloi shpejtësinë - gjobitet me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 11:39
Foto ilustrim

Një shofer është ndalur në fshatin Pozheran të Vitisë, pasi kishte tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

Ai është gjobitur me 300 euro, tri pikë negative dhe 3 muaj ndalim vozitje.

“Njësite policore nga Stacioni Policor Viti në pikën e kontrolli të automjeteve në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e nëntëmbëdhjetë (119) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.”

Në fotografinë e dërguar nga Policia shihet se është patentë shoferi i Zvicrës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat