Polici civil zë 53-vjeçarin në Prishtinë duke tentuar vjedhjen e kuletës së një të miture

Kronikë e zezë

Polici civil zë 53-vjeçarin në Prishtinë duke tentuar vjedhjen e kuletës së një të miture

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Prishtinë, një person është kapur në flagrancë duke kryer një vjedhje.

Mësohet se një zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare, ka kapur mat 53-vjeçarin duke ia vjedhur kuletën një vajze të mitur.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat