Mbishkrime “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”, digjet bredhi në Han të Elezit

Kronikë e zezë

Mbishkrime “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”, digjet bredhi në Han të Elezit

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 16:16 Përditësuar në ora: 18:54 më 28.12.2023
Foto nga vendi i ngarjes

Djegia e bredhit të Vitit të Ri dhe grafitet “Mos festo festat e jo myslimanëve”, arrestohen katër persona në Han të Elezit

Me datën 28.12.2023, rreth orës 02:23, policia e stacionit në Han të Elezit ka pranuar një informatë se bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri.

Patrulla e policisë kishte dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që një ekip e  zjarrfikësve kishte lokalizuar zjarrin.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe fillimisht ishte inicuar një rast për hetim “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kurse, rreth orës 09:30 policët patrullues në Han të Elezit kanë vërejtur se në disa rrugë të qytetit në Han të Elezit ishin vendosur disa afishe me mbishkrimin ,,Viti i ri nuk është festë e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’ dhe për këtë policia në koordinim me prokurorin kishte nisur hetimet për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

Në të dy rastet janë kyçur edhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal, të cilët nën autorizim të prokurorit kanë marrë veprime shtesë të hetimeve.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, rreth orës 17:00 policia ka arritur të identifikojë,  e më pas të arrestojë katër persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacionin e policisë”.

“Pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  tre persona të dyshuar janë ndaluar në mbajtje, ndërsa një person është liruar për procedurë të rregullt hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mbishkrime “Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve”, digjet bredhi në Han të Elezit

Në orët e para të së enjtes është djegur bredhi i Vitit të Ri, që ishte vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Me daten 28.12.2023 rreth ores 02:23 kemi pranuar një informatë se Bredhi i Vitit të Ri, i vendosur në oborrin e komunës së Hanit të Elezit ishte kapluar nga zjarri. Patrulla e policisë ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që edhe një ekipë e  zjarrëfikësve  ka lokalizuar zjarrin. Lidhur me rastin ështē njoftuar edhe prokurori kujdestarë dhe është inicuar një rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshem”. Ndërsa në rast janë kyçur edhe njësia e hetimeve, të cilët po e hetojnë rastin”, tha Veseli për express.

Po ashtu, Veseli bëri të ditur se sot janë vërejtur disa mbishkrime “Viti i Ri nuk është e jona, mos festo festat e jomyslimanëve”.

Ai tha se është duke punuar për të identifikuar të dyshuarit.

“Me datën 28.12.2023 rreth orës 09:30 policia e stacionit në Han të Elezit , policët patrullues kanë vëretjur se në disa rrugë ishin vendosur disa afishe me mbishkim ,,Viti i ri nuk është e jona, mos festo festat e jo myslimanëve’’. Policia e stacionit i ka marrë veprimet e nevojshme dhe është duke punuar intenzivisht në identifikimin e personit/personave të dyshuar. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj është inicuar rast për hetim ” Nxitje e përqarjea dhe mosdurimit””, tha  Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat