Ndodh në Malishevë, djali sulmon fizikisht babain e tij, arrestohet

Kronikë e zezë

Ndodh në Malishevë, djali sulmon fizikisht babain e tij, arrestohet

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 09:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se në Malishevë është arrestuar një persona nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht babain e tij pas një mosmarrëveshje.

Babai i tij ka pranuar tretmanë mjekësor ndërsa i i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një fjalosje dyshohet se kishte sulmuar fizikisht babain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat