Hajnat ia thyejnë veturën mërgimtarit derisa ishte në dasmë

Kronikë e zezë

Hajnat ia thyejnë veturën mërgimtarit derisa ishte në dasmë

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë thyer një veturë derisa pronarët e veturës ishin në një aheng familjar në restorant.

Të dyshuarit gjithashtu kanë vjedhur një çantë krahu e cila kishte stoli ari dhe dokumente personale.

Ndërkaq, vetura ishte më targa të huaja.

“Dy ankues (një mashkull dhe një femër) kanë raportuar se, derisa ishin në një aheng familjar në një restorant, persona të panjohur u kanë thyer veturën (me targa të huaja) dhe kanë vjedhur një çantë krahu, në të cilën sipas ankuesve sipas ankuesve kishte stoli ari dhe dokumente personale. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat