Një këmbësore goditet nga vetura në Prishtinë, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Një këmbësore goditet nga vetura në Prishtinë, policia jep detaje

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 20:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një këmbësore është goditur nga vetura këtë të premte në Prishtinë.

Si pasojë, ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40 në rrugën “Enver Maloku”.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 19:40 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet”, ka thënë Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat