Incident në Klinikën e Psikiatrisë: Infermieri kërcënohet nga pacienti, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Incident në Klinikën e Psikiatrisë: Infermieri kërcënohet nga pacienti, intervenon Policia

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:42
Klinika e Psikiatrisë

Jo rrallëherë ndodhin raste të sulmeve ndaj zyrtarëve të institucioneve të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë edhe punëtorët shëndëtësorë të cilët pengohen dhe nuk lejohen të ushtrojnë detyrën. Një rast i tillë ka ndodhur të premten në Klinikën e Psikiatrisë Forenzike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Burimet brenda QKUK-së kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një infermier, i cili është kanosur nga një paicent i Klinikës së Psikiatrisë.  

Për motive akoma të panjohura, pacienti e ka kërcënuar me jetë nga pacienti i dyshuar, i cili shkaktoi sherr në klinikë,  për çka u desh të intervenonte Policia

Si rezultat i denoncimit të rastit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat