Të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Klinë

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në drejtim të një shtëpie në Klinë

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Një person ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyerve të oborrit të tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 00:30 në fshatin Gjurgjevik, në Klinë.

Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dyerve të oborrit të tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat