Vetaksidentohet një person në Gjakovë pasi humbi kontrollin mbi veturë, dërgohet në QKUK

Kronikë e zezë

Vetaksidentohet një person në Gjakovë pasi humbi kontrollin mbi veturë, dërgohet në QKUK

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një tjetër vetaksident u shënua edhe mbrëmë pak para mesnate në fshatin Skivjan të Gjakovës, ku siç merret vesh shoferi i veturës u përplas pasi humbi kontrollin mbi timon.

Burimet brenda Emergjencës bëjnë me dije se i njëjti ka pësuar lëndime në kurriz, ndërsa pas tretmanit mjekësor në QKUK, sot gjendja shëndetësore e tij është në përmirësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat