Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet shtetasi i Kosovës që kishte mallra të ndryshme ushqimore

Kronikë e zezë

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, ndalohet shtetasi i Kosovës që kishte mallra të ndryshme ushqimore

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një person ka hyrë ilegalisht ditën e shtunë nga Serbia në Kosovë.

I dyshuari kosovar kishte mallra të ndryshme ushqimore të prodhime të Serbisë.

“Joshanicë, Leposaviq 30.12.2023, 23:45. Njësia policore ka ndaluar një kamionetë te cilën e voziste i dyshuari mashkull kosovar ku i njëjti dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e republikës së Kosovës, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur mallra të ndryshme ushqimore prodhime të Serbisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kamioneta se bashku me mallrat i janë dorëzuar doganës, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat