Ia thirrën emrin dhe gjuajtën një herë me armë në ajër, prishtinasi e lajmëron rastin në Polici

Kronikë e zezë

Ia thirrën emrin dhe gjuajtën një herë me armë në ajër, prishtinasi e lajmëron rastin në Polici

Më: 31 dhjetor 2023 Në ora: 09:44
Foto ilustrim

Një i mitur në Prishtinë ka njoftuar se disa persona nga një veturë ia kanë thirrur emrin dhe kanë shtënë me armë zjarri një herë në ajër e më pas janë larguar.

“KANOSJE- Prishtinë / 30.12.2023 – 23:20. Ankuesi mashkull kosovar i mitur, ka informuar se persona të pa njohur nga një veturë, pasi që kanë thirrur ankuesin në emër kanë shtënë një herë në ajër dhe janë larguar.

Është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë.

Rasti është duke u hetuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat