I kërkuari nga Interpoli që u kap në Aeroportin e Prishtinës del para Gjykatës, i caktohet paraburgimi

Kronikë e zezë

I kërkuari nga Interpoli që u kap në Aeroportin e Prishtinës del para Gjykatës, i caktohet paraburgimi

Më: 1 janar 2024 Në ora: 10:09
Ilustrim

Javën e fundit të dhjetorit 2023, Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë dhe të arrestojë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” një person që kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. I dyshuari është shtetas turk, i cili pritet të ekstradohet së shpejti.

Burimet kanë bërë me dije se Aytekin Kusakli, i cili kërkohej nga Interpoli lidhur me një rast të mëhershëm ka dalë para Gjykatës, me ç’rast ndaj tij është marrë vendimi për paraburgim.

Kusakli është prangosur në aeroport, ku pas verifikimit, rezultoi se është në listën e peronave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Pas arrestimit, i njëjti fillimisht ishte shoqëruar në stacion policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Ambasada turke, teksa lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga ILEC-u është arrestuar i kërkuari mashkull turk dhe i njëjti me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.” – thuhet në njoftimin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat