Shtatë persona të lënduar në aksident trafiku

Kronikë e zezë

Shtatë persona të lënduar në aksident trafiku

Më: 1 janar 2024 Në ora: 17:30
Ilustrim

Shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në mes të dy veturave në rrugën Prishtinë-Mutivodë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishitnës, Flora Ahmeti, tha për teve1.info se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, derisa me rastin po merret njësiti i Trafikut.

“Rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në rrugën në Prishtinë – Mutivodë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat