Këta janë të dyshuarit që u rrahën në sheshin e Prizrenit pasi festuan Vitin e Ri – përdorën edhe thika

Kronikë e zezë

Këta janë të dyshuarit që u rrahën në sheshin e Prizrenit pasi festuan Vitin e Ri – përdorën edhe thika

Më: 2 janar 2024 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë, siç ka ndodhur në orët e para të vitit 2024 në Sheshin e Dëshmorëve në Prizren.

Pesë persona dyshohet se janë përfshirë në një përleshje dhe për pasojë u futën në telashe.

Media ka mësuar ekskluzivisht se personat e dyshuar për këtë rast janë Saner Pshmish, Amar Sallashi, si dhe E.B., U.P., dhe D.T., të cilët janë të moshës së mitur.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari Sallashi ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi i njëjti është goditur me thikë nga i dyshuari D.T., ndërsa i dyshuari tjetër që pësoi lëndime E.B., është therur me thikë nga Sallashi.

Të dyshuarit e tjerë janë përfshirë në rrahje, duke e sulmuar njëri – tjetrin me grushte e karrige.

Pasi Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa të dyshuarit që kanë pësuar lëndime, kanë marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat