E tmerrshme: Gjakovari ia zë pritën ish gruas, e fut në veturë dhe e rrah

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Gjakovari ia zë pritën ish gruas, e fut në veturë dhe e rrah

Më: 2 janar 2024 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e konflikteve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish gruas me të cilën kanë bashkëjetuar për një periudhë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari fillimisht ia kishte zënë pritën viktimës, e më pas e ka futur me dhunë në veturë, ku edhe e ka rrahur.

Përballë kësaj situate, ajo tentoi të largohej, por u ballafaqua sërish me veprimet e tij agresive.

Posa rasti u denoncua në Polici, i dyshuari është identifikuar, por akoma nuk është siguruar prezenca e tij.

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat