Prizrenasi kapet në flagrancë me drogë, e zbulon se disa gramë marihuanë i bleu për 60 euro

Kronikë e zezë

Prizrenasi kapet në flagrancë me drogë, e zbulon se disa gramë marihuanë i bleu për 60 euro

Më: 2 janar 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Qenë Qena’ në Prizren.

Media mëson se gjatë patrullimit të Policisë në atë pjesë, është ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Me rastin e kontrollit policor, te pasagjeri që ndodhej në automjet, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, si dhe disa pajisje të tjera.

Për shkak të posedimit drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet, me ç’rast ka zbuluar se marihuanën e ka blerë për mbi 60 euro pasi është përdorues i drogës.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat