Deçanasi goditet nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri

Kronikë e zezë

Deçanasi goditet nga plumbi qorr në natën e Vitit të Ri

Më: 2 janar 2024 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Në minutat e parë të të hënës, një burrë nga Deçani është goditur nga një plumb qorr derisa ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe së është jashtë rrezikut për jetë.

“Deçan / 01.01.2024 – 00:00. Derisa viktima mashkull kosovar ka qenë duke qëndruar para shtëpisë së tij, dyshohet se është goditur nga një plumb nga ajri (qorr) me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat