Rrahje në mes dy grupeve, gjashtë të arrestuar

Kronikë e zezë

Rrahje në mes dy grupeve, gjashtë të arrestuar

Më: 2 janar 2024 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve, ku janë përdorur mjete të forta, thika, si dhe një sëpatë. Rasti ka ndodhur mbrëmë në Drenas, ku pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Gjashtë meshkuj kosovarë janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet dy grupeve ku janë përdorur mjete të forta, thika si dhe një sëpatë.

Pesë nga personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat