Këto janë dy grupet e të rinjve që u rrahën brutalisht në Drenas – përdorën thika, shufër e sëpatë

Kronikë e zezë

Këto janë dy grupet e të rinjve që u rrahën brutalisht në Drenas – përdorën thika, shufër e sëpatë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë, siç ka ndodhur mbrëmë në Drenas, ku gjashtë të rinj janë rrahur mes vete.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personat e arrestuar për këtë rast janë Drilon Berisha, Bleron Berisha, Dardan Avdulli, Lirigzon Nika, Shqipdon Berisha dhe Valon Berisha.

Gjashtë të dyshuarit, të ndarë në dy grupe janë përleshur mes vete te pompa “Kabashi Petrol” për motive akoma të panjohura, duke eskaluar edhe në përdorim të mjeteve të forta.

Sipas informacioneve, i dyshuari Valon Berisha është sulmuar me shufër metalike nga Drilon Berisha, teksa të dyshuarit e tjerë, Shqipdoni dhe Blertoni kanë përdorur thikë dhe sëpatë gjatë përleshjes.

Të dyshuarit siç duket nuk u mjaftuan me kaq, pasi konflikti ka vazhduar edhe në një lokacion tjetër, ku i dyshuari Dardan Avdulli ka goditur me veturë të dyshuarit Blertonin dhe Drilonin.

Pesë prej tyre kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe më pas janë shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Vrasje në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat