Çifti nga Prishtina përfundojnë në Polici, burri dyshohet se e bëri për spital bashkëshorten

Kronikë e zezë

Çifti nga Prishtina përfundojnë në Polici, burri dyshohet se e bëri për spital bashkëshorten

Më: 2 janar 2024 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre.

Në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Prishtina, pasi burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 50-vjeçari dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat