Pengohen disa policë në kryerjen e detyrës zyrtare në Kllokot, arrestohen tre persona

Kronikë e zezë

Pengohen disa policë në kryerjen e detyrës zyrtare në Kllokot, arrestohen tre persona

Më: 3 janar 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Tre persona kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet i ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:00 në Kllokot.

Ndërsa rasti është cilësuar si “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

“Kllokot-02.01.2024-03:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që, kanë penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat