Zhduket një 24-vjeçar në Ferizaj, nëna kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Kronikë e zezë

Zhduket një 24-vjeçar në Ferizaj, nëna kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Më: 3 janar 2024 Në ora: 09:18
Foto ilustrim

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga fshati Dubravë e Ferizajt, e cila ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia që disa ditë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Mësohet se i njëjti ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se 24-vjeçari kthehet, por i njëjti nuk është bërë i gjallë nga 30 dhjetori.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i nënës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e djalit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat