Gjakovë: Një burrë gjendet pa shenja jete

Kronikë e zezë

Gjakovë: Një burrë gjendet pa shenja jete

Më: 3 janar 2024 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Një person i moshës madhore është gjetur pa shenja jete mesditën e së mërkurës.

Rasti ka ndodhur në një punëtori në rrugën “Mihajl Grameno” në Gjakovë.

Kështu tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Elezaj tha se trupi i pajetë i burrit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Vdekja e tij është konstatuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore”, tha Elezaj.

“Me vendim të prokurori të shtetit (i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes) është iniciuar rast “hetim i vdekjes”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat