Katër persona sulmojnë brutalisht një 30-vjeçar në Prishtinë, i riu dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Kronikë e zezë

Katër persona sulmojnë brutalisht një 30-vjeçar në Prishtinë, i riu dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Më: 4 janar 2024 Në ora: 08:02
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga përleshjet e shumta. Si pasojë, viktimat shpeshherë përfundojnë me lëndime të rënda trupore dhe kërkojnë ndihmë në spital.

Një rast i rëndë ka ndodhur natën e Vitit të Ri në rrugën ‘Stambolli’ në Prishtinë, ku katër persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një 30-vjeçar.

Burimet e medias brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje për ndihmë mjekësore, ku pas ekzaminimeve është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e dhunës fizike me të cilën u përball.

Pas dhënies së tretmanit mjekësor, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë, mirëpo është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshminë e viktimës.

Bazuar në dëshminë e 30-vjeçarit, derisa ai ka qenë duke e pritur motrën dhe axhën e tij, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë njërin prej të dyshuarve i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, teksa në ndalim policor ka përfunduar dje edhe i dyshuari i dytë i cili u paraqit në stacion policor për intervistim.

Ndërkohë, mbeten ende në liri dy të dyshuar tjerë.

Media do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat