Vjedhje e rëndë në shkollën e fshatit Gjyrkoc në Shtime, Policia nis hetimet

Kronikë e zezë

Vjedhje e rëndë në shkollën e fshatit Gjyrkoc në Shtime, Policia nis hetimet

Më: 4 janar 2024 Në ora: 08:35
Foto ilustrim

Jo rrallëherë hajnat e persona të ndryshëm ua mësyjnë shkollave fillore e të mesme në vendin tonë, ku arrijnë të kapin pajisje të ndryshme shkollore.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në shkollën e mesme të ulët “Lasgush Poradeci” në fshatin Gjyrkoc të Shtimes.

Burimet e medias kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga drejtoria e shkollës, të cilët kanë bërë me dije se hajnat kanë hyrë me forcë brenda objektit dhe kanë vjedhur një llaptop.

Me t’u raportuar rasti, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për “vjedhje të rëndë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat