Mosmarrëveshje mes qiftit, burri e dëmton dyshemenë dhe derën e shtëpisë me sëpatë

Kronikë e zezë

Mosmarrëveshje mes qiftit, burri e dëmton dyshemenë dhe derën e shtëpisë me sëpatë

Më: 4 janar 2024 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një çift i bashkëshortëve nga Kaçaniku janë intervistuar në Polici pasi dyshohet se i dyshuari e ka dëmtuar shtëpinë pas një mosmarrëveshje mes vete.

Sipas raportit policor, gruaja ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë dhe derën e shtëpisë.

Palët janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt.

“Kaçanik 03.01.2024 – 12:50. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka dëmtuar me sëpatë dyshemenë e dhomave dhe derën e hyrjes së shtëpisë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat