Plas sherri në një familje në Strellc të Deçanit, djemtë kërcënojnë prindërit: Dilni nga shtëpia ose ju vrasim

Kronikë e zezë

Plas sherri në një familje në Strellc të Deçanit, djemtë kërcënojnë prindërit: Dilni nga shtëpia ose ju vrasim

Më: 4 janar 2024 Në ora: 16:40
Ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.

Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Strellc i Epërm në Deçan, ku dy vëllezër po dyshohen se kanë ushtruar dhunë psikike ndaj prindërve të tij.

Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit iu kanë bërë presion viktimave e madje edhe i kanë kërcënuar seriozisht, duke iu dhënë ultimatum që të largohen nga shtëpia brenda javës ose “do t’i vrasin”.

Përballë kësaj situate, prindërit e kanë raportuar rastin në Polici dhe kanë shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur. 

Si rezultat i denoncimit, dy të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat