Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë

Kronikë e zezë

Treni godet një veturë në zonën industriale në Prishtinë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 10:19
Foto ilustrim

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në mes një treni dhe një automjeti në zonën industriale në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se nuk ka të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë.

Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet.

Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka theksuar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat