Policia bastis një banesë në Fushë Kosovë, 37-vjeçarja kapet me kokainë

Kronikë e zezë

Policia bastis një banesë në Fushë Kosovë, 37-vjeçarja kapet me kokainë

Më: 5 janar 2024 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar dje në Fushë Kosovë, pasi Policia në koordinim me Prokurorinë dhe me urdhër të Gjykatës kanë kryer bastisje në një banesë në rrugën ‘Hajrullah Zymi’.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Lidhur me rastin është shoqëruar në stacion policor një 37-vjeçare, e cila është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarës të iniciohet rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat