Përdori armë natën e Vitit të Ri, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj

Kronikë e zezë

Përdori armë natën e Vitit të Ri, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj

Më: 5 janar 2024 Në ora: 15:48
Foto ilustrim

Stacioni i policisë në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person në natën e Vitit të Ri në rrugën “Shaban Elezi” në Ferizaj kishte përdorur armën e zjarrit.

Njësia e Hetimeve të stacionit në Ferizaj, ka identifikuar personin me inicialet A.K. (36), të cilin sot e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.

Pas intervistimit të policëve hetues, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale arma e zjarrit është sekuestruar.

Rasti është cilësuar përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të pa autorizuar të armës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat