E rëndë: Sulmohet seksualisht një 12-vjeçare, policia vihet në kërkim për identifikimin e sulmuesit

Kronikë e zezë

E rëndë: Sulmohet seksualisht një 12-vjeçare, policia vihet në kërkim për identifikimin e sulmuesit

Më: 6 janar 2024 Në ora: 00:31
Foto ilustrim

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumë raste, viktima janë vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona të rritur.

Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur së fundi, ku një 12-vjeçare është bërë cak i ngacmimit seksual.

Media mëson se e mitura është ngacmuar seksualisht nga një burrë, në rrethana akoma të panjohura.

Tutje, mësohet se njësitet policore tashmë janë angazhuar në ndjekje të të dyshuarit, i cili ende nuk është identifikuar.

Kujtojmë se sipas Kodit Penal kushdo që kryen këtë vepër të tillë ndaj personave nën moshën 16 vjet parashikon një dënim me burg nga pesë deri në dhjetë vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat