Pesë persona sulmohen nga një qen endacak në Podujevë, më pas e mbysin

Kronikë e zezë

Pesë persona sulmohen nga një qen endacak në Podujevë, më pas e mbysin

Më: 6 janar 2024 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00 në fshatin Sfeçël, në Podujevë.

Tutje bëhet e ditur se sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin.

“Pesë meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar nga një qen endacak. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. Sipas të lënduarve, pasi janë sulmuar ata e kanë mbytur qenin”, thuhet në raport.

Ndërkaq, në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i veterinarisë. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat