Kishte shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri, arrestohet një burrë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kishte shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri, arrestohet një burrë në Ferizaj

Më: 6 janar 2024 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Ferizaj, meqë i njëjti kishte shtënë me armë zjarri natën e Vitit të Ri.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë.

“Rr. Shaban Elezi, Ferizaj  05.01.2024 – 11:00. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti natën e vitit të ri kishte shtënë me armë zjarri.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat