Aksident në autostradën për Suharekë

Kronikë e zezë

Aksident në autostradën për Suharekë

Më: 6 janar 2024 Në ora: 18:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën që të çon për Prizren, afër Suharekës.

Nga një video që e ka siguruar Sinjali, shihet një veturë e aksidentuar jashtë korsisë së rrugës.

Po ashtu në vendin e ngjarjes janë edhe njësiti i Policisë së Kosovës, ndërsa nuk dihet ende se a ka të lënduar.

Media do t’ju mbajë të informuar për çdo të re nga ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat