Kërcënoi një person duke e detyruar t'i japë para nga pazari ditor - arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Kërcënoi një person duke e detyruar t'i japë para nga pazari ditor - arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 7 janar 2024 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosjeje  që ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën 05.01.2024 deri sa ishte në vendin e tij të punës, i dyshuari mashkull kosovar duke e kërcënuar e ka detyruar ti jep para nga pazari.

“Gjithashtu edhe më datën 06.01.2024 i njëjti ka shkuar në atë lokacion duke e kanosur në vendin e punës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat