Vushtrri: I konfiskohen arma e zjarrit bashkë me karikator e fishekë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Vushtrri: I konfiskohen arma e zjarrit bashkë me karikator e fishekë, arrestohet i dyshuari

Më: 7 janar 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar në Vushtrri të cilit gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishekë të kalibrit 7.65mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

“Prelluzhë, Vushtrri 06.01.2024-18:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me një karikator me tetë fishek të kalibrit 7.65 mm.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, njofton raporti 24 orësh i policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat