Grabitje e armatosur në Prizren

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në Prizren

Më: 8 janar 2024 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e diel në Prizren.

Rasti i grabitjes ka ndodhur në një shtëpi, derisa një person i maskuar është futur me forcë dhe ka grabitur një shumë parash.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke qëndruar në shtëpi, një person i maskuar është futur me forcë brenda në shtëpi dhe nën kërcënimin e thikës ka grabitur para të gatshme”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat