Njësia Speciale kontrolle në Mitrovicë: E kapin në flagrancë 39-vjeçarin me substanca narkotike

Kronikë e zezë

Njësia Speciale kontrolle në Mitrovicë: E kapin në flagrancë 39-vjeçarin me substanca narkotike

Më: 9 janar 2024 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe gjatë ditës së djeshme në Shupkovc të Mitrovicës.

Media mëson se gjatë patrullimit të Njësisë Speciale Operative në atë pjesë, është ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Me rastin e kontrollit policor, te shoferi i dyshuar, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, si dhe mulli për bluarjen e narkotikëve.

Për shkak të posedimit drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat