Vidhen pajisje teknologjike në Zonën Industriale në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vidhen pajisje teknologjike në Zonën Industriale në Prishtinë

Më: 9 janar 2024 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur ditën e hënë në Zonën Industriale në Prishtinë.

Policia njofton se persona të panjohur kanë vjedhur një sasi të madhe të pajisjeve teknologjike.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë natës persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në lokalin e tij dhe prej aty kanë vjedhur një sasi të madhe të pajisjeve teknologjike”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat