Fushë Kosovë: Arrestohet një person i kërkuar për tentimvrasje

Kronikë e zezë

Fushë Kosovë: Arrestohet një person i kërkuar për tentimvrasje

Më: 9 janar 2024 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia.

A.Z, ishte i kërkuar për tentimvrasje në Fushë Kosovë, që kishte ndodhur më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

Siç njofton policia, kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesa për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, sot të paraqitet në polici.

“Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat