I kontrollohet shtëpia, i konfiskohet arma automatike

Kronikë e zezë

I kontrollohet shtëpia, i konfiskohet arma automatike

Më: 9 janar 2024 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën në Rahovec një person të dyshuar për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Të dyshuarit i është konfiskuar një armë automatike.

“Në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Rahovec, ka zhvilluar hetim preliminar lidhur me informatën e pranuar se i dyshuari Sh. H., shtetas i Republikës së Kosovës, posedonte armë në mënyrë të paautorizuar.

Me datën 9 janar 2024, në koordinim me prokurorin e shtetit është kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në fshatin Ratkoc-Rahovec. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur dhe është konfiskuar një armë zjarri automatike dhe një karikator i po të njëjtës armë:”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari, sipas policisë, është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij thuhet se është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat