Arratiset një i mitur nga burgu i Lipjanit

Kronikë e zezë

Arratiset një i mitur nga burgu i Lipjanit

Më: 11 janar 2024 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Nga Qendra Korrektuese e Lipjanit raportohet se është arratisur një i mitur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:10.

Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori për të mitur.

Ndërkaq rasti është cilësuar si “Arratisje e personit të privuar nga liria”.

“Lipjan 10.01.2024 – 12:10. Nga Qendra Korrektues Lipjan raportohet se i dyshuar i mitur mashkull kosovar, ka ikur nga qendra. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori për të mitur”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat