Tri raste të dhunës në Rajonin e Prishtinës, viktimat pranojnë edhe tretman mjekësor

Kronikë e zezë

Tri raste të dhunës në Rajonin e Prishtinës, viktimat pranojnë edhe tretman mjekësor

Më: 12 janar 2024 Në ora: 09:06
Ilustrim

Kanë ndodhur tri raste të dhunës në Rajonin e Prishtinës gjatë 24 orëve që lam pas.

Një nga rastet është shënuar në kryeqytet ku i dyshuari i cila ka bashkëjetuar me viktimën ka ushtruar dhunë ndaj saj. Sipas raportit të Policisë së Kosovës viktima është dërguar për tretman mjekësor, kurse i dyshuari në mbajtje.

“Prishtinë 11.01.2024 – 01:56. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me te cilin bashkëjeton ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka shkaktuar lëndime. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Rastet tjetra kanë ndodhur në Fushë Kosovë ku njëri nga të dyshuarit që ka ushtruar dhunë gjendet në arrati.

“Fushë Kosovë 10.01.2024 – 20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar. Fushë Kosovë 11.01.2024 – 22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull italian shtetas i Italisë, pasi që kishte sulmuar fizikisht me thikë bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Gjermanisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është në mbajtje”, thuhet më tej në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat