Rrahje në një restorant në Suharekë, pesë të arrestuar e tre të lënduar

Kronikë e zezë

Rrahje në një restorant në Suharekë, pesë të arrestuar e tre të lënduar

Më: 12 janar 2024 Në ora: 09:23
Suhareka

Disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike në një restorant në qytetin e Suharekës.

Nga kjo rrahje, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Ndërsa, pesë të tjerë me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Raportohet për një rrahje në mes të disa personave në një restorant. Tre viktima meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë janë intervistuar. Me vendim të prokurorit pestë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat