Policia konfiskon mbi 4 mijë euro false në Prishtinë dhe Gjilan

Kronikë e zezë

Policia konfiskon mbi 4 mijë euro false në Prishtinë dhe Gjilan

Më: 13 janar 2024 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar para false ditën e premte në Prishtinë dhe Gjilan.

Në Prishtinë janë konfiskuar mbi 3 mijë euro.

“Më 12.01.2024 ankuesi mashkull kosovar zyrtar për menaxhimin e parasë në bankë ka dorëzuar 3676€ bankënota dhe monedha metalike që dyshohet të jenë te falsifikuara. Sipas ankuesit dyshohet se te njëjtat janë deponuar në bankë nga disa kompani vendore dhe një person i panjohur”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në Gjilan policia ka konfiskuar rreth 700 euro.

“Ankuesja femër kosovare, arkëtare në bankë, ka deklaruar se në bankomatin e bankës nga një klient janë deponuar gjithsejtë 700€, prej tyre janë 400€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar”.

Të dyja rastet janë duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat