​Gjobitet shoferi i dehur në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Gjobitet shoferi i dehur në Ferizaj

Më: 14 janar 2024 Në ora: 18:19
Foto ilustrim

Policia e Njësisë së Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 05:30 në magjistralen Ferizaj -Prishtinë, në Muhovc, ka ndaluar shoferin me inicialet M.M. (39), i cili po e drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

Pas testimit me alkool-test ka rezultuar 0.91 promilë dhe për këtë policia i shqiptoi gjobë 200 euro, dy pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te shoferët e automjeteve të respektojnë ligjin, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, pasi veprimet e tilla rrezikojnë jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Njëherësh, policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, ku për të gjitha kundërvajtjet, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrat kujdestarë 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406, ndërsa të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat