​Dolën për gjueti, policia ua sekuestroi armët në Prizren

Kronikë e zezë

​Dolën për gjueti, policia ua sekuestroi armët në Prizren

Më: 14 janar 2024 Në ora: 21:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës sot ka shoqëruar pesë persona në Stacionin Policor në Prizren, si dhe ka konfiskuar pesë pushkë gjysmë-automatike, të cilat dyshohen se do të përdoreshin për gjueti.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për KosovaPress se rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:05.

Policia ka marrë informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren, pranë disa shtëpive malore, dyshohet se janë disa persona të armatosur, si duket kanë dalë për gjueti. Patrullat policore janë nisur në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë hasur dhe kanë ndaluar një automjet me tre persona. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën tri armë të gjata, pushkë gjysmë automatike dhe rreth 30 fishekë”, ka thënë Gashi.

Të dyshuarit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës.

“Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt”, ka shtuar Gashi.

Ai ka bërë po ashtu të ditur se bazuar në informatën e njëjtë, patrullat policore kanë ndaluar edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë - Jeshkovë, ku në dy automjete janë gjetur edhe dy armë të tjera.

Dy të dyshuarit pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës janë liruar me procedurë të rregullt, ndërsa armët, të cilat ishin pa leje, janë sekuestruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat