U dogj nga flakët e zjarrit që kishte ndezur për të djegur mbeturinat, 67-vjeçarja nga Shkodra dërgohet me urgjencë në spital

Kronikë e zezë

U dogj nga flakët e zjarrit që kishte ndezur për të djegur mbeturinat, 67-vjeçarja nga Shkodra dërgohet me urgjencë në spital

Më: 14 janar 2024 Në ora: 23:47
Ilustrim

Një 67-vjeçare është dërguar mbrëmjen e kësaj të diele me djegie në spital.

Nga sa mësohet, ajo ka marrë plagë në trup teksa po shuante zjarrin që kishte ndezur vetë. 67-vjeçarja me inicialet L. T, kishte ndezur në oborrin e banesës zjarrin për të djegur disa mbeturina, por flakët u përhapën me shpejtësi.

Dhe për rrjedhojë, teksa po tentonte të shuante zjarrin, u lëndua. Ajo u dërgua menjëherë në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Për fat të mirë raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Malësi e Madhe/Informacion paraprak. Në fshatin Tamarë, shtetasja L. T, 67 vjeçe, ka pësuar djegie të lehta, dyshohet gjatë përpjekjes për të parandaluar përhapjen e flakëve të zjarrit që kishte ndezur në oborrin e banesës për  djegien e disa mbeturinave.

Si pasojë, shtetasja  L. T, po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat