Kllokot: Polici e ndalon shoferen, ajo e godet me veturë padashje

Kronikë e zezë

Kllokot: Polici e ndalon shoferen, ajo e godet me veturë padashje

Më: 15 janar 2024 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Polici e ka ndaluar një grua në Kllokot, e cila më pas në mënyrë të pakujdesshme e ka goditur atë.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Viti dhe pas tretmanit është liruar.

“Raportohet për një aksident trafiku ku zyrtari policor derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, ka sinjalizuar një veturë për ndalim të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare”.

“E dyshuara gjatë ndaljes në mënyrë të pakujdesshme me pjesën e përparme të veturës ka goditur zyrtarin policor me ç’rast  i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF Viti dhe pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat