Antidroga e ndalon një veturë në Prizren - vozitej nga një i mitur, i konfiskohen plot armë

Kronikë e zezë

Antidroga e ndalon një veturë në Prizren - vozitej nga një i mitur, i konfiskohen plot armë

Më: 15 janar 2024 Në ora: 19:23
Ai përpos që po voziste nën moshën e lejuar, në veturë kishte edhe plot armë.

Njësiti i Antidrogës ka ndaluar një veturë në vozitje e cila për shofer kishte një të mitur. Atij në automjet i janë gjetur armë të llojeve të ndryshme.

Rasti sipas burimeve, ka ndodh në Prizren. I riu teksa ishte duke vozitur është ndaluar nga Njësiti i Antidrogës në Prizren.

Ai përpos që po voziste nën moshën e lejuar, fakt ky i dënuar me ligjet e Kosovës, në veturë kishte edhe plot armë.

Burimet kanë bërë më dije se të njëjtit i është gjetur një armë/pistoletë, municione të tjera dhe një thikë ushtarake, të cilat i janë konfiksuar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Prizrenit.

“Sot rreth orës 14:25 hetuesit policor të Njësisë kundër Narkotikëve në rrugën Skender Latifi në Prizren ka ndaluar një automjet të cilin e ngiste një i dyshuar i mitur, 17 vjeçar”.

“Te ai në brez i është gjetur një thik luftarake dhe në sirtarin e automjetit i është gjetur një pistolet TT me 8 fishekë. Me rastin janë marrë zyrtarët përgjegjës, armët janë sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat